Home

ÇMIMI NGA:

€ 99.00 nata

E tërë villa

PER 1 NATË

JASHTË VILLËS

Shtëpi nga guri dhe druri në malet e Rugovës

 

Kjo Vilë me qëra posedon 3 dhoma gjumi, 1 kuzhinë me pajisje të duhura, 1 banjë, 1 dhomë

të madhe ndenjeje, dhe 1 ballkon rrethor nga e cila keni një pamje të mahnitshme.

PËRSE TEK NE?

Stein/Holzhaus in den Bergen von Rugova

 

Zu vermieten ist eine gemütliche Villa im klassischen Stil mit drei Schlafzimmer, eine Küche

mit Ausrüstung, ein Badezimmer, ein großes Wohnzimmer, ein großer Balkon und am

wichtigsten mit atemberaubende Aussicht auf die Natur.

BRENDA VILLËS

Stone/Wooden House in Rugova Mountains.

 

This rental cozy Villa owns three bedrooms, a kitchen with equipment, a bathroom, a big

living room, a huge balcony and most important the breathtaking views

 

 

VILLA NOKA, pranë Alpeve të përkryera shqiptare, është shëndeti yt dhe i familjes sate.

VILLA NOKA në Bjeshkët e Rugovës shqiptare - mirësevini në Mbretërinë e Natyrës

 

VILLA familjare NOKA është një ekoshtëpil natyrore. Ajo ngrihet në mes të një peizazhi mahnitës, në një zonë me klimë kurative, e paprekur nga ndotja e ajrit dhe ajo akustike. VILLA NOKA ndodhet 1430m mbi nivelin e detit; Dhe vetëm 101 km larg nga Prishtina.

PERËNDESHA E BJESHKËVE SHQIPTARE, LEQINATI I DRELAJVE- VETËM 1200 METRA AFËR LIQENIT

 

Kosova edhe pse vend i vogël, ka mjaft resurse turistike, që krijojnë mundësitë për zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit, trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Bjeshkët e Rugovës janë destinacion i mrekullueshëm në çdo stinë

 

Ndër destinacionet turistike të cilat mund të hyjnë në listën e top destinacioneve shqiptare, nuk mund të mos ju njohim me Bjeshkët e Rugovës, si një nga vendet më të bukura në Kosovë, ku mund të përjetoni përvoja të paharrueshme mes ajrit të pastër e natyrës që është treguar vërtet bujare me këtë vend.

GRYKA E RUGOVËS - PERËNDESHA JONË

E shtrirë në përëndim të Kosovës, arena natyrore e Rugovës ka qenë prej motesh djep mitesh e legjendash.

Shtigje të hershme, të pjerrëta përshkojnë grykat malore, masivet malorë fantastikë dhe kullotat alpine, që shtrihen deri në Mal të Zi dhe Shqipëri i kanë falur kësaj treve një ngjyrim aventuror.

Panorama piktoreske dhe karakteri i papërsëritshëmi rajonit, përsa i përket banorëve dhe traditave, përbëjnë veçantinë e Rugovës.

LIQENI I DRELAJVE- MARGARITARI YNË

Veçanërisht mbresëlënëse është Gryka e Rugovës, e krijuar nga lumi Lumbardha e Pejës, i cili gjarpëron ndërmjet majave më të larta të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

Rruga e hapur pjesërisht mbi muret e mprehta shkëmbore, të shpie drejt majës Kulla-Pass prej 1849 metrash e lartë, duke lidhur kështu rajonin e Rrafshit të Dukagjinit me Malin e Zi.

 

Një rrugë piktoreske, e cila edhe pse e ngushtë është e asfaltuar, të çon në qendrën e skijimit e të pushimit veror në Bogë, e cila ndodhet në lartësinë prej 1400 metrash.

NATYRA DHE MIKËPRITJA SHQIPTARE

Ju mund ta vizitoni në çdo stinë këtë krahinë të mrekullueshme, duke qenë të sigurt për argëtimin tuaj, i cili fillon me shëtitjet në natyrë, me gjelbërimin marramendës, me ekspedita të gjata zbuluese të vendeve më të bukura, me shijimin e ushqimeve natyrale dhe mikpritjes së pashoqe, e përfundon me sportin e skive, që ju presin në zemër të dimrit, të rrëshqisni mbi shpatet e butë e të ashpër njëkohësisht.

SHËNDET

QETËSI

MOTIVIM

Booking.com

Email us: miresevini@qetësia.com

Call us: + 38649533322 & + 47 46694453

Copyright @ All Rights Reserved